Është pranë kalimit te Juvja, Fonseka injoron keq Xhekon. Shikoni çfarë i bëri ndaj Veronës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 17:43

Është pranë kalimit te Juvja, Fonseka injoron keq Xhekon. Shikoni çfarë i bëri ndaj Veronës

Edin Xheko do të jetë një lojtar i Juventusit në sezonin e ri, teksa tashmë ka mbetur vetëm firma me bardhezinjtë, pasi marrëveshja është arritur.

dzeko

Roma do e zëvendësojë boshnjakun me sulmuesin polak, Arkadiush Milik, i cili vjen nga skuadra e Napolit. Ditën e djeshme Roma zhvilloi ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Veronës, në një ndeshje ku Fonseka preferoi të mos e aktivizonte për asnjë minutë Xhekon, i cili me shumë mundësi nga java tjetër do të jetë kundërshtar i verdhekuqve.

Megjithatë asgjë nuk përfundoi me mos aktivizimin e sulmuesit. Fonseka gjithashtu e nxori atë në nxehje për të qenë gati për t’u aktivizuar, por më pas nuk e futi në lojë, ndonëse nevoja për një sulmues ishte e madhe dje, pasi nuk arritën të gjenin dot golin, pavarësisht rasteve të shumta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"