Është pranë Juventusit, Xheko grumbullohet me Romën për ndeshjen ndaj Veronës. Ja vendimi për Kumbullën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 18:18

Është pranë Juventusit, Xheko grumbullohet me Romën për ndeshjen ndaj Veronës. Ja vendimi për Kumbullën

Roma ka thirrur Pedron, Marash Kumbullën dhe Edin Xhekon për ndeshje e nesërme kundër Veronës në kampionat. Xheko thuhet se ka arritur marrëveshje me Juventusin, por trajneri e ka përfshirë në skuadër për sfidën hapëse të Serisë A.

roma-celebrating-juventus-serie-a_wn3459qmrae616mymwcecpbih

Edhe Kumbulla është grumbulluar, dhe ndoshta mund të ketë një shans të debutojë kundër ish-ekipit të tij, Veronës. Por i çuditshëm është grumbullimi me ekipin i Xhekos, me boshnjakun që thuhet se është shumë pranë kalimit tek Juventusi.

Lojtarët e grumbulluar nga Roma për ndeshjen ndaj Veronës: Pau Lopez, Boer, Mirante; Karsdorp, Santon, Mancini, Kumbulla, Spinazzola, Ibanez, Calafiori, Crisante, Pellegrini, Villar, Veretout, Diawara, Mkhitaryan; Dzeko, Pedro, Carles Perez, Antonucci, Kluivert

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"