“Është person shumë serioz”, trajneri i Veronës zbulon të ardhmen e Kumbullës: Këtë sezon …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 23:32

“Është person shumë serioz”, trajneri i Veronës zbulon të ardhmen e Kumbullës: Këtë sezon …

Të shumta janë klubet e mëdha Europiane, që kanë hedhur “grepat” për mbrojtësin e talentuar të Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, i cili po zhvillon një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Veronës.

Kumbulla5

Ky pritet të jetë dhe sezoni i tij i fundit me klubin veronez, pasi është thuajse e pamundur, që skuadra italiane t’i rezistojë ofertave të shumta që kanë mbërritur drejt Kumbullës.

Meritë për ecurinë fantastike të shqiptarit, ka padyshim edhe trajneri Ivan Juriç, i cili me mori nga ekipi i të rinjve, duke i besuar vendin e titullarit në Serinë A.

Në një prononcim për mediat italiane pas triumfit të sotëm ndaj Xhenoas në kampionat, trajneri i Veronës, ka deklaruar se mbrojtësi nuk do të lëviz deri në fund të sezonit.

“Jemi të qetë për Kumbullën. Këtë sezon nuk shkon askund, pastaj në të ardhmen të shohim. Ai është një djalosh i cili ka nisur të luajë tani dhe ka hapësira përmirësimi të jashtëzakonshme. Duhet të qëndrojë i qetë si është tani. Ai është një person shumë serioz”, u shpreh Juriç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"