Është përfolur dje se po negocion me Dinamon, reagon Djarmati: Më vjen keq që duhet të merren me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2021 | 14:34

Është përfolur dje se po negocion me Dinamon, reagon Djarmati: Më vjen keq që duhet të merren me…

U përfol ditën e djeshme se drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati do të lërë skuadrën shkodrane për të shkuar te Dinamo dhe për të marrë një post drejtuesi te 18-herë kampionët e Shqipërisë.

Djarmati2

Për këtë rast ka reaguar vetë Matko Djarmati nëpërmjet profilit të tij të rrjetit social “Facebook” teksa përgënjeshtron këtë lajm:

“Këtu bie të flesh dhe zgjohesh nga spekulime dhe imagjinatë gazetarësh. Më vjen keq që duhet të harxhoj kohën time në këtë situatë për ca iluzione.”, shkroi Djarmati.

250789019_1053839098705905_7571882265422993113_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"