“Është perfekt për Bajernin”, Rumenige kërkon t’u bëjë bavarezëve si dhuratë lamtumire yllin e Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2021 | 23:41

“Është perfekt për Bajernin”, Rumenige kërkon t’u bëjë bavarezëve si dhuratë lamtumire yllin e Juventusit

Numri një i Bajernit, Karl-Hainc Rumenige, vazhdon të ketë një ëndërr, të sjellë në Mynih yllin e Juventusit, Paulo Dibalën. Argjentinasi duket larg marrëveshjes me kampionët e Italisë për rinovimin. Dhe Rumenige ka mbi dy vite që deklaron hapur se do të donte që një ditë ta shihte “La Joya”-an të luante në “Allianz Arena”. Pse jo, ndoshta mund të jetë pikërisht numri 10 i Juves dhurata e lamtumirës së Rumeniges ndaj Bajernit të Mynihut, duke kujtuar se në fund të këtij sezoni, ish-sulmuesi do të largohet nga posti i shefit ekzekutiv: “Nuk është diçka e re, e kam thënë edhe më parë që nëse do të kisha mundësinë për të bërë një goditje të madhe në merkato ai do të ishte Dibala. E shoh si një lojtar perfekt për mentalitetin e klubit tonë.
DIBALA 1
Tifozët e Bajernit duan gjithmonë të shohin lojtarë që zbaviten me topin dhe Paulo është perfekt për këtë gjë. Sa mundësi ka që kjo të ndodhë? Nuk e di. Janë shumë gjëra për t’u marrë në konsideratë. Pandemia na i ka vështirësuar shumë planet për merkaton. Jo vetëm Bajernit por edhe skuadrave të tjera”, tha Rumeige në një intervistë për median italiane.

Kujtojmë që Juventusi mund të ishte i gatshëm të linte lojtarin të largohej drejt Mynihut një shifër prej të paktën 70 milionë eurosh, para këto që Bajerni do të ishte i lumtur t’i shpenzonte duke parë edhe situatën. Dibala mund t’i kushtonte atyre më shumë nëse nuk do të ishte pandemia, ndaj kjo është një mundësi që rekordmenët gjermanë po mendojnë ta shfrytëzojnë.

Tifozët bavarezë kanë disa vite që nuk shohin një blerje të madhe të prezantohet në “Allianz Arena” dhe duke parë se Rumenige do të thotë lamtumirë, por edhe faktin se mes kreut të Bajernit dhe presidentit të Juventusit, Andrea Anjeli, ekziston një miqësi dhe një vlerësim i madh prej vitesh tashmë, pa dyshim që tratativa për të sjellë Paulo Dibalën në Mynih nuk do të ishte e pamundur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"