“Është një nga ato gjëra që nuk më lejon të fle natën”, Setien me dilemë të madhe para “El Clasico”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 21:16

“Është një nga ato gjëra që nuk më lejon të fle natën”, Setien me dilemë të madhe para “El Clasico”

“Është një nga ato gjëra që nuk më lejon të fle natën”. Kjo ishte përgjigja e Kike Setienit kur u pyet se cili duhet të jetë titullar përkrah Xherard Pikesë në mbrojtjen e Barcelonës. Klemo Lengle dhe Samuel Umtiti luftojnë për të qenë partneri i ish-talentit të La Masia.Samuel-Umtiti-917209

Në ndeshjen kundër Napolit, Setien zgjodhi Umtitin. Po të dielën në “El Clasico”? Trajneri i katalanasve ishte në “Bernabeu” gjatë ndeshjes Real-Siti të mërkurën dhe dilema e tij pritet të jetë qartësuar disi edhe pse duket shumë e vështirë.

Lengle dhe Umtiti kanë luajtur praktikisht thuajse njëlloj që kur Setien zëvendësoi Valverden dhe vetëm njëherë kanë qenë së bashku në fushë, në fitoren 3-2 ndaj Betisit, kur Pike ishte i pezulluar. Lengle është aktivizuar vetëm 48 minuta më shumë se bashkatdhetari i tij.pike lengle barcelona

Por Umtiti mund të shpresojë ta fitojë balotazhin të dielën edhe prej një tregues jo pak të rëndësishëm: në ndeshjet e mëdha i preferuari është ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"