“Është nga një planet tjetër”, Muzaka: Ju tregoj duelin special me Mesin në vitin 2011, fanellën e tij e mori…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 22:39

“Është nga një planet tjetër”, Muzaka: Ju tregoj duelin special me Mesin në vitin 2011, fanellën e tij e mori…

Ish-futbollisti i njohur, Gjergj Muzaka, i ftuar në studion e “Qatar N’24” të moderatores Enxhi Biba, në “News 24”, zbuloi disa detaje interesante nga përballja me Mesin në vitin 2011 në një miqësore mes Argjentinës dhe Shqipërisë që përfundoi me rezultatin 4-0.

bandicam 2022-11-26 22-34-15-676

“Është diçka mjaft e veçantë. Kemi luajtur me shumë lojtarë të mirë në botë, por Mesi është nga një planet tjetër. Ishte viti 2011 jemi përballur në një ndeshje miqësore në Argjentinë. U mundëm me rezultatin 4-0. Fanellën e Mesit e mori Kapllani.

Në momentin që moderatori thërret emrat e lojtarëve, i gjithë stadiumi brohoriti, u ndalë te Mesi. Në stol asokohe ishte dhe Tevez, në momentin kur thirri emrin e tij, stadiumi nuk u ndal për 10 minuta, ai u ngritë në këmbë dhe i përshëndeti. Unë i mora fanellën Tevez. Është fanella e vetme që unë kam në shtëpi. Është fanellë e veçantë. Ajo Argjentinë ishte shumë më kualitative.

Kristiano Ronaldo edhe mund të markohet, por Mesit në asnjë moment për 90 minuta, nuk i prekëm asnjëherë topin. Ishte me të vërtet një lojtar i rrallë”, u shpreh Muzaka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"