Është në kërkim të një skuadre, Kaçe do vend me mik te klubi i njohur grek

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 23:44

Është në kërkim të një skuadre, Kaçe do vend me mik te klubi i njohur grek

Ergys Kaçe është një nga futbollistët e Kombëtares që ka mbetur pa skuadër. Mesfushori kuqezi ka pasur gjatë kësaj periudhe merkatoje disa interesime, por deri më tani asnjë prej tyre nuk është konkretizuar. Së fundmi, në Greqi është bërë me dije se vetë lojtari me anë të kontakteve dhe raporteve të mira që ka lënë te Panathinaikosi, ka synim rikthimin te skuadra e jeshilëve.

ergys kace

Ergys Kaçe luajti si i huazuar te kjo skuadër në gjysmën e dytë të sezonit 2017-2018 si dhe në sezonin 2018-2019. Në këtë të fundit, mesfushori i Kombëtares zhvilloi 20 ndeshje ku dhe arriti që të realizonte dy gola.

Në sezonin e fundit, 2019-2020, Kaçe luajti me skuadrën e Larisës. Nga sa bëhet me dije në mediat greke, marrëdhëniet e mira që Kaçe ka me drejtuesit e skuadrës së Panathinaikosit mund të bëjnë të mundur nisjen e bisedimeve, por për momentin kjo skuadër nuk ka nevojë për një lojtar të karakteristikave të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"