Është lojtar i lirë, një emër i njohur qarkullon tek Real Madridi për sulmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 14:45

Është lojtar i lirë, një emër i njohur qarkullon tek Real Madridi për sulmin

Emri i Edinson Kavanit ka vazhduar të qarkullojë në zyrat e Real Madridit. Sulmuesi uruguajan është një lojtar i lirë që pas largimit nga PSG në maj.

kavani2

Pavarësisht pretendimeve të Kavanit për rrogën që janë disi të larta, sërish Reali po konsideron afrimin e tij në skuadër. Shumë klube të njohura si Juventus, Atletiko Madrid, Roma kanë kontaktuar me agjentin e lojtarit, por nuk kanë arritur në një marrëveshje.

Për momentin Kavani po stërvitet në shtëpinë e tij në Uruguaji.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"