“Është krijuar ideja sikur ne luajmë pa objektiva”, sulmuesi i Skënderbeut flet hapur: Ju tregoj skuadrën që më ka kërkuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 9:43

“Është krijuar ideja sikur ne luajmë pa objektiva”, sulmuesi i Skënderbeut flet hapur: Ju tregoj skuadrën që më ka kërkuar

Sulmuesi i Skënderbeut, Blerim Krasniqi mund të largohet nga Skënderbeu, teksa diçka të tillë e ka komunikuar edhe ai vetë. blerim krasniqi

Në një intervistë të dhënë në “Rtv Ora”, lojtari ka pranuar se ka pasur interesim në drejtim të tij, teksa nuk nguron të tregojë edhe emrin e ekipit. “Nuk ka diferenca të mëdha në kampionatin shqiptar, e shikoj dhe në Superligë që nuk ka diferenca. Sot në miqësoren me Luftëtarin kishte edhe lojtarë në provë. Ndeshja ishte drejt përfundimit dhe ne pësuam gol.

Është e vërtetë se e kemi të vështirë të kemi motivim. Është krijuar ideja se Skënderbeu luan pa objektiva. Ne jemi lojtarë profesionistë dhe vazhdojmë garën. Ndëshkimi i përket presidencës dhe klubit.

Merkato? Ka pasur ekipe që janë interesuar edhe për mua dhe për lojtarë të tjerë. Klubi dhe menaxhimi po merren me këtë pjesë. Skënderbeu ka nxjerrë shumë futbollistë dhe ky është objektivi i tyre. Klubi na jep të drejtë që të mendojmë për tu larguar. Ka pasur oferta, por nuk mund ta vendos unë. avdyli krasniqi

Më ka kërkuar Hamarbi në Suedi. Si çdo futbollist tjetër, edhe unë kam objektiv që të luaj në një skuadër më të mirë dhe të arrijë kombëtaren.”, u shpreh Krasniqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"