Është klub i kategorisë së 12-të në Angli, por fiton 200 mijë stërlina nga fanellat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 16:04

Është klub i kategorisë së 12-të në Angli, por fiton 200 mijë stërlina nga fanellat

Klapton Komunity Futboll Klap është një skuadër angleze që militon në ligën e 12-të të kampionatit vendas. Klubi ka shitur shumë fanella këtë sezon. Në pak orë janë shitur 2500 fanella, dhe porositë nuk mbarojnë.

410765_TS_01-09-18_4092402557_

Aryseja? Klubi ka vendosur të nderojë me fanellën e dytë Brigadat Ndërkombëtare, grupin e vullnetarëve që kanë mbështetur Republikën e Dytë Spanjolle gjatë luftës civile. Fanella e ndeshjeve është dekoruar me tri ngjyrat e republikës, të verdhën, të kuqen dhe vjollcën. Klubi ka deklaruar për “BBC” se nuk e prisnin të shisnin kaq shumë. “Nuk e prisnim të shisnim 250 fanella gjithë vitin, e jo më 2500 në dy ditë. Nuk e mendonim kursesi se tifozët spanjollë do të tërhiqeshin nga kjo fanellë, por jemi shumë të kënaqur” deklaroi klubi. Të ardhurat e përgjithshmë llogariten në 200mijë stërlina. Një pjesë e të cilave do të shkoi për fondin ndërkombëtar në kujtim të Brigadave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"