Është i huazuar për 2 vite te Frankfurti, zbulohet e ardhmja e Andre Silvës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2020 | 18:18

Është i huazuar për 2 vite te Frankfurti, zbulohet e ardhmja e Andre Silvës

Anëtari i bordit ekzekutiv të Eintracht Frankfurtit, Fredi Bobic ka shprehur hapur dëshirën për të mbajtur në skuadrën e tyre përtej periudhës së huazimit të sulmuesit Andre Silva.

andre silva

Sulmuesi portugez u huazua te skuadra gjermane në merkaton e verës së kaluar për një periudhë 2 vjeçare, por planet e ekipit aktual janë për t’i dhënë mundësi atij të vazhdojë të luajë me ta edhe përtej fundit të sezonit të ardhshëm.

“Na pëlqen Andre edhe si person edhe si profesionist. Shpesh thotë se ndihet rehat në Gjermani. Është një gjë e rëndësishme ta kemi në një huazim 2 vjeçar, sepse vitet e fundit ai ka ndryshuar shumë skuadra dhe shtete.

Duam t’i japim siguri dhe vazhdimësi. Qëllimi është i qartë, pra ta mbajmë përtej kohës së huazimit, por çdo dëshirë duhet të përshtatet me realitetin e momentit,” tha Bobiç për “Gazetta dello Sport”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"