“Është herët për të folur për titull”, Edi Martini: Problem qarkullimi i topit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2020 | 12:35

“Është herët për të folur për titull”, Edi Martini: Problem qarkullimi i topit

Teuta ka bërë disa goditje të spikatura në merakton e verës, por i pyetur nga “Panorama Sport” pas miqësores me Partizanin se a janë durrsakët për këtë kamion këtë sezon, trajneri Edi Martini u përgjigj: “Jeni shpejt, pasi janë 36 javë për t’u luajtur”.

Edi Martini teuta

Në lidhje me përballjen me të kuqtë trajneri shkodran pohoi se skuadra e tij pati probleme, kryesisht në qarkullimin e topit gjë të cilën kërkon ta rregullojnë sa më shpejt. Ashtu si trajnerin e Partizanit, Ilir Daja, edhe Martinin e shqetëson mungesa e datës për fillimin e sezonit, pasi ai deklaron se nëse do ta kishin ditur se do të zgjaste kaq shumë, ekipi mund të kishte pushuar pak, meqë kanë qenë të angazhuar gjatë gjithë verës. Prurjet e reja i shikon të përshtatur me grupin, por tregon mangësitë që ata kanë për momentin.

Si iu duk loja e Teutës në miqësoren me Partizanin dhe a mendoni se jeni gati për fillimin e kampionatit?

Gati jemi, por normalisht kemi pak probleme, sidomos në qarkullimin e topit që duhet ta rregullojmë patjetër. Pika jonë e fortë, që është mbajtja e topit dhe proceset në vazhdim nuk janë aty ku duhet. Normalisht kur nuk mundesh të qarkullosh topin, kjo edhe për meritë të Partizanit, gjithsesi ne duhet të punojmë shumë më tepër në këtë aspekt.

Ka diçka që të shqetëson sa i përket situatës në ekip?

Janë disa gjëra që më shqetësojnë, gjithsesi nuk janë shumë të mëdha. Ka ardhur koha për të kuptuar se edhe pse janë ndeshje miqësore, ne duhet ta shikojmë vetëm plotësisht se ku jemi.

Pas atyre ndeshjeve të bukura që kemi bërë më parë, kemi një kohë të gjatë pa aktivitet dhe vijnë vetëm këto takimet miqësore. Por akoma nuk jemi në 100 përqindëshin tonë nëse do të ishte koha e kampionatit. Por nëse kampionati do të kishte filluar me kohë, i sigurt jam që do të kishim një ritëm tjetër tani.

Sa janë përshtatur afrimet e fundit te Teuta?

Afrimet e fundit janë lojtarë që përshtaten shpejt. Bregu është lojtar që përshtatet shpejt, por gjendja fizike e tij nuk është 100% dhe shumicën e kohës po punon me dy seanca. Por kemi shumë punë për të bërë për ta rregulluar situatën.

Mendoni se ju ka penalizuar bojkoti i kampionatit?

Na ka penalizuar, pasi edhe stërvitjen që e bëjmë, e nisim me shpresën se do fillojmë sezonin këtë javë, apo do ta fillojmë javën tjetër e me radhë. Ta kishim ditur se do të ishte kështu puna do ta kishim lënë diçka më shumë pushim ekipin, pasi nuk kemi bërë pauza prej angazhimeve që kemi pasur. Kështu që na dëmtuar disi kjo shtyrje.

Duke parë edhe ekipin, a është Teuta këtë vit gati për titullin?

Jeni shpejt, pasi janë 36 javë për t’u luajtur. Kështu që, më e konsumuara që në javë të parë këtë pyetje, i bie që ju gazetarët nuk keni më punë. Nuk keni çfarë të informoni.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"