“Është fenomen”, trajneri i Veronës “ngre në qiell” Kumbullën: Rrallë gjen futbollistë me atë mentalitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 23:47

“Është fenomen”, trajneri i Veronës “ngre në qiell” Kumbullën: Rrallë gjen futbollistë me atë mentalitet

Verona barazoi pa gola ditën e djeshme ndaj Xhenoas, në sfidën e vlefshme për Serinë A. Pavarësisht tentativave të shumta, verdheblutë nuk arritën të mposhtnin portierin Perin.

JURCI KUMBULLA

Në konferencën për shtyp pas këtij takimi, trajneri i Veronës, Ivan Juriç, veç të tjerash, u pyet në lidhje me mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbulla, nëse ka të krahasuar me lojtarin 20-vjeçar, Mateo Lovato, që klubi veronez është duke promovuar këtë sezon. Në deklaratën e tij, Juriç e ka cilësuar Marash Kumbullën si një fenomen, që bënte në perfeksion detyrat e trajnerit.

“Lovato më pëlqeu shumë, ai po rritet dhe po bën mirë. Për mua Kumbulla është një fenomen, kjo nuk do të thotë që Mateo nuk është. Por Marashi bëri në mënyrë të përsosur atë që i kërkova, rrallë gjen futbollistë me atë mentalitet. Ne besojmë shumë te Mateo, por unë mendoj se ai do të ketë një rrugëtim më të gjatë se ai i Kumbullës”, u shpreh trajneri i Veronës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"