“Është fanellë e rëndë”, Benaser: Milani si ëndërr, tifozët më lanë pa fjalë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 20:20

“Është fanellë e rëndë”, Benaser: Milani si ëndërr, tifozët më lanë pa fjalë

Ismael Benaser mund të cilësohet si një nga bastet e fituara në merkato nga Milani. Algjeriani po tregon potencialin e tij në këta muaj të parë, sidomos pasi në krye të ekipit erdhi Stefano Pioli që i dha besim të plotë për sa i përket regjisë.

benaser

Për përvojën e tij si kuqezi, mesfushori ka folur për televizionin e klubit në një intervistë ku ndër të tjera ka zbuluar më shumë për fillimet e tij, objektiva dhe raportet me shokët e tjerë të skuadrës e tifozët.

Ku merr fill lidhja juaj me futbollin? 

Në moshë fare të vogël. Mund të kem qenë 7-8 vjeç kur luaja jashtë mureve të shkollës. Mbaj mend që shkoja kudo me topin me vete. Më dukej vetja i zoti, por kur familja më regjistroi në një ekip, kuptova se nuk isha siç mendoja. Kjo nuk ma pakësoi pasionin e brenda vetes gjithmonë mendoja për një të ardhme si futbollist.

Çfarë ndiet kur e kuptuat se ëndrra u realizua?

Nuk e dija nëse do t’ia dilja mbanë. Futbolli nuk është edhe aq i lehtë sa duket sepse të nevojitet talent, fizik dhe sigurisht fat. Mbase nuk jam shumë i gjatë, por mendoj se kam qenë i fortë në shumë dinamika, kam punuar shumë dhe normalisht dikush atje lart më ka ndihmuar. Kam pasur pak nga të gjitha mund të themi.

Përse zgjodhët numrin 4? 

Për shkak të rolit. Ishte i lirë dhe e mora. Për herë të parë e kam veshur në ndeshjen e fazës së parë kundër Breshas. Ishte një emocion i jashtëzakonshëm dhe i tillë vijon të jetë kur shoh emblemën e Milanit në fanellë apo 7 Champions-at në krah. Nuk jam i kënaqur me sa kam bërë e normalisht pretendoj të jap më tepër. I jam përkushtuar me shpirt kësaj përvoje e çdo ditë po mësoj më shumë sepse në karakteristikat e mia është puna konstante.

Në thoni tri simbole të Milanos? 

Moda, sheshi “Duomo” dhe “San Siro”. Kur mbërrita në Milano ditën e vizitave mjekësore, menaxheri im ishte shumë i lumtur që kisha mbërritur në kryeqytetin e modës sepse veshjen time nuk e shihte dot me sy.

 Si ka qenë hera e parë në “San Siro”?

Ka ndodhur vjet me Empolin, por edhe si rival, tifozët milanistë më lanë pa fjalë. Ngjasojnë pak me ata të Marsejës. Atë ditë e kujtoj ende. Më dridheshin këmbët dhe më vjen mirë që pasionin e tyre e kam shtysë sot që jam pjesë e Milanit. Gjithçka është shumë e bukur në atë stadium.

ismael benaser

E keni menduar se si do të festoni kur të shënoni golin e parë? 

Në fillim duhet të mendoj për të goditur portën, pastaj të shohim, por besoj se do të shkoj pranë tifozëve ultras e do të bërtas si i çmendur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"