“Është fakt që jemi në krizë”, Duro flet pas humbjes së Egnatias: Mund të përballojmë këdo, por jo me fjalë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2023 | 15:47

“Është fakt që jemi në krizë”, Duro flet pas humbjes së Egnatias: Mund të përballojmë këdo, por jo me fjalë

Shpëtim Duro, trajneri i Egnatias, ka theksuar se skuadra e tij kishte luajtur një nga ndeshjet më të dobëta në humbjen 1-2 në shtëpi përballë Kukësit.

duro

“Sigurisht që duhet ta them që në fillim ka qenë një nga ndeshjet jo të mira që kemi zhvilluar që kur kam marrë drejtimin e Egnatias. Sigurisht në pjesën e parë arritëm të zhbllokojmë rezultatin, por në pjesën e dytë nuk kemi luajtur mirë në momente të veçanta, kemi gabuar në momentet që Kukësi të rrezikonte në 2-3 situata për fajin tonë dhe na ndëshkoi. Pastaj pashë që skuadra e kishte të vështirë për të reaguar, e ngarkuar psikologjikisht, kishte lojtarë jo në ritëm, për arsye të ndryshme. Është ndeshje që nuk më ka pëlqyer, kemi bërë barazime por kemi luajtur shumë mirë, por sot nuk kemi zhvilluar një ndeshje pozitive.

Pjesa e parë ishte më e mirë e jona, në të dytën mund të mbyllnim ndeshjen. Në pjesën e dytë mendova ndërrim për të freskuar skuadrën, jo se Mëllugja po luante keq, apo Fangaj. Por lojtari që ka ardhur nuk ishte në gjendjen e duhur, sot e vërtetova, ndoshta nuk duhej ta aktivizoja shpejt. Goli dhe ndërrimet ndikuan duke lëshuar territor e duke i dhënë moral Kukësit, e kam thënë që kanë kualitet e organikë, Patjetër që është fakt që jemi në krizë në këto momente. Skuadra është e mirë, kanë ardhur futbollistë që kanë vlera, por duhen pikët dhe me përjashtim të Duamenës që ka hyrë mirë në lojë se ka cilësi… Në pjesën e dytë ishte totalisht, sidomos pas golit të parë, pashë një skuadër që nuk funksionoi.

Kam mendimin që e shoh skuadrën të ngarkuar psikologjikisht, jo mosvlerësim ndaj Kukësit, por mosbesim që mund të arrijmë fitoren. Nga presioni i rezultateve, nuk jemi në moment të mirë sa i përket rezultateve por pas tre ditësh kemi ndeshje me Partizanin. Kemi skuadër që mund të përballojmë çdo kundërshtar, por jo me fjalë, në fushën e lojës. Do punojmë në aspektin psikologjik, por edhe me disa lëvizje. Xhekson ka qenë i dëmtuar, Kasa ka qenë me temperaturë dje, sot u afruan në stol, këta janë lojtarë që pas 3-4 ditësh mund të jenë në gjendje të mirë”, tha Duro për “Oversport” në mbyllje të sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"