“Është e pamundur t’iu pëlqesh të gjithëve”, rrëfehet Moreno: Përvoja ime si trajner, filloi dhe mbaroi njësoj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 21:05

“Është e pamundur t’iu pëlqesh të gjithëve”, rrëfehet Moreno: Përvoja ime si trajner, filloi dhe mbaroi njësoj

Spanja bëri një lëvizje të papritur para dy ditësh, teksa shkarkoi nga posti i trajnerit, Robert Morenon, ndonëse ky i fundit fitoi 5-0 ndaj Rumanisë.luis enrike

Drejtuesit e Federatës Spanjolle, vendosën të rikthejnë në stolin e ekipit kombëtar Luis Enriken, i cili u largua para pak muajsh për shkak të problemeve familjare dhe vendin e tij e mori pikërisht Moreno.

Ky i fundit ka dhënë një deklaratë së fundmi, ku falënderon të gjithë për mundësinë që i dhanë, dhe shprehet se është gati për një sfidë të re. “Pas asaj që ka ndodhur ditët e fundit, unë e shoh të nevojshme të bëj një deklaratë falënderimi për mbështetjen që kam marrë këto kohë këtu. Ishte një situatë e vështirë dhe unë duhet të merrja drejtimin e ekipit.

Objektivi ishte kualifikimi, i cili u arrit lehtë. Unë kam një ndërgjegje të pastër, është e pamundur t’iu pëlqesh të gjithëve, por unë i respektoj të gjitha mendimet. I uroj Enrikes gjithë të mirat, gëzimet që do arrijë ai do të jenë edhe tonat. Dua të falënderoj lojtarët për përkushtimin e tyre. Gjithashtu falënderoj edhe anëtarët e federatës. robert.moreno.spagna.2019.2020.inquieto.750x450

Përvoja ime si trajner filloi dhe mbaroi në të njëjtën mënyrë, me një shije të ëmbël dhe të hidhur. Më duhet të shikoj përpara dhe të përballoj sfida të reja si trajner, tashmë jam gati.”, u shpreh Moreno.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"