“Është e pafalshme të humbësh kur je në avantazh”, Martini: Duhet të ishim të kujdesshëm pasi shënuam, por menduam se fituam…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 15:27

“Është e pafalshme të humbësh kur je në avantazh”, Martini: Duhet të ishim të kujdesshëm pasi shënuam, por menduam se fituam…

Teuta humbi përballë Laçit edhe pse e nisën lojën me shumë ritëm dhe shënuan dy golat e parë. Pas sfidës foli edhe trajneri i durrsakëve, Edi Martini.

martini

“Është e pafalshme të them të drejtën kur je duke fituar në një fushë si të Laçit, duhet të jesh i kujdesshëm, bëmë disa gabime foshnjarake tek dy golat e parë, por gjithsesi janë gjëra që ndodhin në futboll, provuam të ktheheshim në pjesën e dytë, por lodhja është evidente por duhet të ecim përpara. Kemi qenë edhe më keq në tabelë por nuk e kemi pasur problem, kjo vjen si pasojë e ngarkesës së madhe të këtyrë ditëve, djemtë kanë pësuar ndeshje pas ndeshje, kemi pasur dhe dëmtime në ekip, por arritëm të japim maksimumin tonë. Duhet të ketë edhe një lojtar tjetër, por duhet të prisni deri nesër. Do të luftojmë në të dyja frontet, edhe në Kupën e Shqipërisë sepse nuk jemi mësuar për të rënë nga kategoria. Minutat pasi shënuam golin e dytë duhet të ishim më të kujdesshëm, të ulnim ritmin e lojës, nuk mendoj se është euforia, por mbas 0-2 menduam se e fituam ndeshjen, por kështu e ka futbolli, të dënon atëherë kur ti lirohesh sadopak. Kampionati sapo ka filluar fazën e dytë, normalisht kemi bërë ndeshje të mira dhe mendojmë që të vazhdojmë me atë ritëm dhe të harrojmë këtë të sotmen dhe të ecim përpara. Unë e kam thënë që këta lojtarë janë me shumë karakter dhe ka ardhur koha që ta tregojnë. Janë dy ndeshje shumë të forta që nap resin, ajo me Erzenin në Kupë dhe me Bylisin në Kampionat, normalisht edhe lojtarët që kanë qenë të dëmtuar po rikthehen dhe duhet tja dalim më së miri”, u shpreh Martini për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"