Postuar: Janar 29, 2020 | 20:37
“Është burrë, nuk gënjen”, Xhulia De Lelis mbron pilotin Ianone
Prej disa ditësh Andre Ianone ka përfunduar në të gjitha mediat. Piloti i garave me motorë akuzohet se ka përdorur substanca të ndaluara për të përmirësuar parametrat e tij fizikë.
Përveç avokatit të sportistit, në mbrojtje i ka dalë edhe partnerja Xhulia De Lelis. Bukuroshja është e bindur në pafajësinë e Ianones teksa në një emision ka deklaruar:
“Është një moment i veçantë i karrierës së Andreas dhe nuk mund të bëj më tepër se t’i qëndroj pranë. E njoh si sportist, por edhe si burrë, ndaj i besoj. Edhe ai vetë është i vendosur dhe së shpejti pafajësia do të vërtetohet”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"