“Është bukur kur martohesh i ri”, Taulant Seferi tregon lidhjen me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 22:58

“Është bukur kur martohesh i ri”, Taulant Seferi tregon lidhjen me…

Taulant Seferi është gati t’i japë fund beqarisë dhe mendon se ka gjetur edhe personin me të cilin shpreson të ndajë jetën. Sulmuesi i Tiranës dhe përfaqësueses shqiptare, ka treguar në emisionin “Ditë pas Dite” se ndonëse vetëm 25-vjeçar, po mendon të krijojë familje.

seferi

“Unë kam edhe shokë që janë të martuar e kanë fëmijë dhe sa herë kur flas, thonë se është gjëja më e bukur kur je i martuar dhe të kesh familje kur je më i ri se je stabël, i mbledhur. Nuk je shumë i shpërndarë.

E kam gjetur një vajzë shqiptare, por asgjë nuk është e sigurt se është ende herët. Por shpresoj të na shkojë mirë”, u shpreh futbollisti i bardhebluve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"