“Është bërë si Panuçi, i vetmi trajner në botë që…”, ish-lojtari i Partizanit shpërthen ndaj Sormanit: Demi ta shkarkojë këtë tradhtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 18:49

“Është bërë si Panuçi, i vetmi trajner në botë që…”, ish-lojtari i Partizanit shpërthen ndaj Sormanit: Demi ta shkarkojë këtë tradhtar

Ish-sulmuesi i Partizanit, Edmond Dosti, vazhdon të kërkojë me ngulm shkarkimin e Adolfo Soramanit nga drejtimi i skuadrës, të cilin e quan edhe si një tradhtar.  

dosti sormani

Në një postim të bërë së fundmi, Dosti i bën thirrje presidentit të Partizanit, Gaz Demi, të shkarkojë teknikun italian, pasi shton se “është bërë si Panuçi i dytë dhe është trajneri i vetëm në botë që nuk mbron as lojtarët e tij”.

“Zoti Demi vendos dinjitetin tënd në radhë të parë dhe atë të Partizanit, duke e shkarkuar këtë dështak. Çdo sekondë qe kalon aty është në dëmin tuaj dhe të Partizanit. Nuk e kuptoj këtë hezitim për mos ta shkarkua mbas kësaj pa burrërie nga ai që tradhtoj ty dhe familjen e Partizanit. Mendohu mirë!

Ditën që e mori ekipin tha se objektivi është Kupa dhe titulli kampion dhe nuk tha se me këta lojtarë nuk fitohet asgjë, pse kështu justifikohet, në momentin që ai pranoi të drejtonte, do të thotë se kualiteti i lojtarëve ishte, por ti nuk ke aftësi për të drejtuar, je bërë si Panuçi i dytë, që sa herë humbte thoshte e kanë fajin lojtarët, je i vetmi trajner në botë që nuk mbron as lojtarët e tu dhe nuk merr përgjegjësi mbi vete, këtë e pamë edhe në ndeshjen e fundit që braktise skuadrën dhe je i pari trajner në botë që bën këtë paturpësi, por qëllimi yt ka qenë vetëm ana financiare në dëm të Partizanit dhe presidentit Demit.dosti

Ai besoi tek ty një kontratë 2.5 vjeçare edhe si dështak që je nuk ke as burrërinë të japësh dorëheqjen sepse të interesojnë vetëm paratë dhe jo Partizani. Turp turp turp…! Zoti Demi te lutem mos hezito të firmosësh shkarkimin e këtij “tradhtari” ta kam thënë me kohë që bëre gabim që e riktheve tek Partizani, por nuk me dëgjove.”, shkruan Dosti në “Facebook”.

dos

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"