Është arritur marrëveshja mes lojtarit dhe klubit italian, ish-sulmuesi i Milanit pranë rikthimit në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2020 | 15:54

Është arritur marrëveshja mes lojtarit dhe klubit italian, ish-sulmuesi i Milanit pranë rikthimit në Serinë A

Fiorentina raportohet se po përgatit një ofertë prej 25 milionë euro për sulmuesin e Herta Berlinit, Kristof Piatek. “Tuttomercatoweb” pretendon se klubi vjollcë ka arritur marrëveshje me polakun për një kontratë 4-vjeçare, me Piatek që do përfitojë 3.5 milionë euro në sezon.

piatek

Fiorentina tani po përpiqet të arrijë marrëveshjen me Herta Berlinin për ish-sulmuesin e Milanit, me klubin e Bundesligës që kërkon 27 milionë euro për polakun. Piatek u transferua nga Milani tek Herta Berlin në janar për 24 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"