Është arritur marrëveshja mes klubeve, futbollisti i Milanit kalon në Torino

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 14:13

Është arritur marrëveshja mes klubeve, futbollisti i Milanit kalon në Torino

Rikardo Rodrigez do të jetë një lojtar i Torinos, teksa ka vendosur të largohet nga Milani.

psv-huurt-linksback-rodriguez-van-ac-milan-met-optie-tot-koop

Mbrojtësi zviceran, i cili sezonin e kaluar ishte titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e Gatuzos, sezonin e fundit nuk kishte shumë hapësira, ndërkohë që në janar Milani e huazoi te PSV, por pas 6 muajve aty u kthye përsëri te kuqezinjtë.

Tashmë është vendosur dhe Rodrigez do të vazhdojë karrierën te Torino, me trajnerin Xhampaolo që e dëshironte me çdo kusht në skuadër.
“Sky Sport Italia” raporton se marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe Torino do derdhë në arkat e Milanit 3 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"