“Është 8 orë në punë në universitet”, Alban Xhaferi thumbon administratorin Nako: Ku i del koha të punojë për Vllazninë?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 10:13

“Është 8 orë në punë në universitet”, Alban Xhaferi thumbon administratorin Nako: Ku i del koha të punojë për Vllazninë?!

Një raport aspak miqësor ai mes administratorit të ri të Vllaznisë, Benjamin Nako dhe sponsorit Alban Xhaferi. Kjo gjë konfirmohet nga deklaratat e fundit. Kur u duk se mosmarrëveshjet u sheshuan, një deklaratë e sponsorit Xhaferi në televizionin lokal “TV1”, duket se i ka hedhur sërish “benzinë zjarrit”, teksa shprehet:

Alban Xhaferi

“Unë kam ardhur tek Vllaznia me një qëllim të mirë. Po krijojmë një ekip kampion në aspektin teknik dhe duhet edhe një administratë kampione. Duam njerëz që punojnë për Vllazninë. Benjamin Nako është në punë në universitet. Nuk e kuptoj! Ai punon 8 orë dhe duhet të jetë atje, si mund të punojë ai edhe për Vllazninë?

Kam folur edhe me kryebashkiaken dhe ajo ka dëshirën e mire të bashkëpunimit, por kërkoj një administratë të frytshme dhe pozitive. Jo administratën që e zhyti në borxhe miliarda lekë.  Largimi? Jo kam ardhur të punoj për Vllazninë, ta rikthej tek lavdia por dua administrate korrekte”, deklaroi Xhaferi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"