Është 1.90 metër i gjatë dhe aktivizohet me skuadrën e 15-vjeçarëve, Ajaksi zbulon moshën e futbollistit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 17:00

Është 1.90 metër i gjatë dhe aktivizohet me skuadrën e 15-vjeçarëve, Ajaksi zbulon moshën e futbollistit

 

Një foto me njërin nga futbollistët e Akademisë së Ajaksit, ka filluar të bëhet virale në të gjitha rrjetet sociale.David Ismond

Në një foto nga ndeshja midis të 15-vjeçarëve të Ajaksit dhe atyre të Sparta Roterdamit, shihet një futbollist që është shumë herë më i madh se moshatarët e tij.

Deivid Ismon, duket shumë herë më i madh se kundërshtarët e tij, në një foto që shumica e kanë konsideruar si një montazh. Ismon është 1.90 metër i gjatë, duke bërë që shokët dhe kundërshtarët, të duken sikur po luajnë kundër një lojtari të ekipit të parë.

Pikërisht për të sqaruar këtë, duhej të dilte vetë klubi i Ajaksit, të cilët kanë thënë se futbollisti në fjalë është vetëm 14 vjeç dhe është një nga lojtarët më të mirë në këtë sezon, me 2 gola të shënuar dhe një assist, të gjitha këto në ndeshjen me Spartën e Roterdamit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"