Erzenit i ikën një tjetër titullar, futbollisti brazilian nis stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2022 | 15:10

Erzenit i ikën një tjetër titullar, futbollisti brazilian nis stërvitjen

Një tjetër titullar i sezonit të kaluar ikën nga Erzeni. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Fadil Meta, i cili ka konfirmuar dje ndërprerjen e bashkëpunimit me shijakasit.

ERZENI

“Nuk jam më lojtar i Erzenit. Falënderoj tifozët e zjarrtë dhe të gjithë ata që punuam së bashku për arritjen e objektivave, ku ishim si një familje”, ka thënë mesfushori peqinas, i cili në sezonin e kaluar ishte titullar me Erzenin, duke kontribuar për rikthimin në Superiore të skuadrës pas 19 vitesh. Ndërkohë, mbrojtësi brazilian Enk Oliveira de Soza ka mbërritur më në fund në Shijak.

22- vjeçari ka nisur tashmë stërvitjen me Erzenin dhe konfirmohet për një sezon. Qëndrimi i tij është një vlerë e shtuar për skuadrën, pasi braziliani ka qenë ndër më të mirët në sezonin e kaluar. Enk shton cilësinë në mbrojtjen shijakase, aty ku janë afruar deri më tani Gëzim Krasniqi, Ardit Peposhi dhe Drilon Kryeziu.

Me ekipin po stërvitet prej ditësh edhe mbrojtësi Elis Doksani, i ardhur nga Turbina, por ende nuk ka konfirmim për qëndrimin e tij. Trajneri Kapllani pret edhe disa afrime të tjera në mesfushë dhe sulm, në mënyrë që ekipi të jetë gati.

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"