Erzenin e zhgënjen forma, anulohet firma me sulmuesin anësor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2022 | 19:52

Erzenin e zhgënjen forma, anulohet firma me sulmuesin anësor

Niko Zisi ishte një nga transferimet e paralajmëruara të Erzenit, por në momentet e fundit klubi ka vendosur të veprojë ndryshe.

niko-zisi

Ditën e djeshme palët janë ndarë, duke mos arritur një marrëveshje bashkëpunimi. Shkak për këtë është bërë forma e dobët fizike e sulmuesit anësor, që nuk ka bindur stafin teknik.

Sezonin e fundit Zisi e kaloi në Greqi, teksa më parë ka luajtur me Kamzën, Elbasanin e Bylisin, duke regjistruar paraqitje të rëndësishme edhe në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"