Erzeni zyrtarizon Nicën, Gjoni: S’e prisja me një telefonatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2019 | 15:38

Erzeni zyrtarizon Nicën, Gjoni: S’e prisja me një telefonatë

Stavri Nica është zyrtarisht trajneri i ri i Erzenit. Ai është trajneri i tretë për shijakasit në këtë kampionat, ku fazën e parë ka drejtuar Devollin. Drejtori sportiv i Erzenit, Altin Keçi, shprehet: “Teknikun Gjoni e falënderojmë për punën e bërë.Nica

Tek Erzeni është investuar si tek asnjë skuadër tjetër dhe menduam se për realizimin e objektivit duhet një trajner më profesionist. Bordi drejtues vendosi të emërojë si trajner Stavri Nicën, i cili e ka drejtuar edhe më parë Erzenin, e njeh mjaft mirë dhe do të nisë punën më 3 janar”. Pak a shumë në të njëjtën mënyrë Erzeni veproi edhe me Gentian Begenë javët e para të kampionatit.

GJONI – Pas shkarkimit, Vladimir Gjoni ka reaguar në një prononcim për “Panorama Sport”, ku thekson: “Jam mjaft i kënaqur nga puna që kam bërë me Erzenin, jam përpjekur me mish e me shpirt ta bëj sa më mirë dhe më vjen keq që m’u pre në mes një projekt që e kisha nisur me shumë dëshirë. Nuk kam asnjë problem me emra të veçantë, madje i përgëzoj duke nisur që nga kryebashkiaku.
vladimir-gjoni

Nuk është shkarkimi që më shqetëson, sepse trajnerët lëvizin nga një skuadër në tjetrën, por mënyra se si u bë ky shkarkim, nëpërmjet një telefonate. Prisja që ashtu siç u prezantova tek Erzeni për të filluar punën, po ashtu duhej vepruar edhe në rastin e shkarkimit. Erzenit i uroj suksese, veçanërisht tifozërisë shijakase, që ka qenë gjithmonë një mbështetje e fuqishme për futbollistët”.

Fiqiri Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"