Erzeni triumfon në miqësore, Nica flet për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 19:05

Erzeni triumfon në miqësore, Nica flet për Superioren

Erzeni ka mundur 1-2 Ilirinë në Fushë-Krujë, duke treguar se mbetet një pretendent për vendet e para. Rezi dhe Xhemalaj shënuan për shijakasit, kurse për Ilirinë barazoi Pasha.Erzeni

Me shijakasit luajti edhe Jazaj, ish-lojtari i Ilirisë, tashmë një afrim i Erzenit. Rezi realizoi në të 16-ën golin e parë. Vendësit e lanë për pozicion jashtë loje, por nuk ishte kështu. Iliria “zgjohet” dhe godet traversën me Pashën. Rejnaldo Troplini humb rastin për të dyfishuar, loja ka ritëm dhe në minutën e 31-të Iliria barazon me Pashën. Në pjesën e dytë ka shumë ndërrime, por ka edhe nervozizëm, ku dy trajnerët qetësojnë situatën. Rezi godet bukur, Loci, i futur në lojë si zëvendësues, bën mrekullinë, por mposhtet nga Xhemalaj, i cili shënon golin e fitores për Erzenin.

NICA – Pas ndeshjes, trajneri i Erzenit, Stavri Nica, tha: “U afrova tek Erzeni për arsye se është i organizuar mirë. Kryebashkiaku është shumë i predispozuar për ta mbështetur skuadrën financiarisht. Shijaku ka kërkuar gjithmonë futboll cilësor, ndaj mora përsipër t’i jap një ndihmë. Shpresoj të rritemi në lojë dhe kemi shpresë që me afrimin e lojtarëve të rinj të bëjmë mirë.

Duam të lëmë gjurmë të mirë, kjo është dëshira ime dhe po mundohem ta injektoj te lojtarët, që këtë vit ose vitin tjetër të synojmë të ngjitemi në elitë. Merkato? Kemi marrë Xhemalajn dhe Lajthinë që për mua janë lojtarë cilësorë. Edhe Jazaj është një afrim i mirë. Janë djem që premtojnë dhe shpresojmë që në verë të ndërtojmë një skuadër kompetitive, që t’u përgjigjet kërkesave të shijakasve”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"