Erzeni shton alternativat në sulm, zyrtarizon firmën me futbollistin kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2023 | 15:58

Erzeni shton alternativat në sulm, zyrtarizon firmën me futbollistin kosovar

Erzeni ka mbyllur merkaton duke afruar një tjetër lojtar në repartin e avancuar. Shijakasit kanë nënshkruar me një sulmues të ri të perspektivës, i cili pritet të jetë një forcë më shumë në dispozicion të trajnerit Xhevahir Kapllani.

kiqina

Lojtari 20-vjeçar Sokol Kiqina, u bashkohet shijakasve nga futbolli kosovar, duke plotësuar repartin e avancuar i cili deri tani ka qenë thuajse gjithmonë në varësi të formës së shfaqur nga Nonato dhe Ademi.

NJOFTIMI I ERZENIT

Klubi i Futbollit Erzeni ka arritur të nënshkruajë me sulmuesin Sokol Kiqina , i cili pritet të jetë një vlerë e shtuar në repartin ofensiv.

I lindur në Drenas të Kosovës, Kiqina do të luajë për herë të parë në Abissnet Superiore pas dy eksperiencash në Kosovë . Sulmuesi 20-vjeçar ka luajtur për këto ekipe: Feronikeli, Llapi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"