Erzeni pret Lushnjën, flet sulmuesi i miqve: E vështirë, por ia dalim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2021 | 16:13

Erzeni pret Lushnjën, flet sulmuesi i miqve: E vështirë, por ia dalim

Nga Burreli në Shijak, Lushnja “instalohet” në transfertë. Pas barazimit me matjanët, verdhejeshilët do të luajnë një tjetër ndeshje jashtë shtëpisë. Këtë herë do të jenë përballë Erzenit të vendit të dytë.

hima

 

Skuadra ka nisur nga përgatitjet për këtë 90-minutësh, prej së cilës pret pikë. Edhe pse kundërshtari është favorit, vendi i 13-të imponon të besuarit e Ilir Gjylës që të tentojnë rezultatin pozitiv.

Forcën e shijakasve e njeh më së miri Mirjan Hima, i cili deri vjet luante për ta. Në një prononcim për gazetën, sulmuesi shprehet:

“Do të luajmë me një nga skuadrat më të forta të këtij kampionati. Një transfertë me skuadrën e vendin të dytë, normal që është e vështirë. Megjithatë, Lushnja ka luajtur mirë me skuadrat që dominojnë kampionatin, si Bylisi apo Korabi. Po punojmë për ndeshjen, që ekipi sërish të luajë mirë dhe të marrë rezultatin.

E kemi thënë që Lushnja luan në çdo ndeshje me maksimumin e mundësive të veta. Ne besojmë te ngjitja në tabelë. Rezultatet e fundit na kanë dhënë edhe më shumë besim. Gabimet po vijnë duke reshtur dhe ekipi është në rritje, shohim vetëm për të marrë më shumë. Edhe ndaj Erzenit do të luajmë për rezultatin pozitiv”.

ALBAN ALUSH-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"