Erzeni – Partizani, sot finalja e madhe për volejbollin e meshkujve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2018 | 14:37

Erzeni – Partizani, sot finalja e madhe për volejbollin e meshkujve

Sot, në orën 19:00, do të zhvillohet në pallatin më të ri dhe më modern sportiv “Dhimitraq Goga” të Durrësit, finalja e katërt e volejbollit të meshkujve, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadrat më të mira të kampionatit shqiptar, Erzeni dhe Partizani. Pasi kanë përfunduar 3 ndeshjet e para maratonë, me 15 sete dhe 8 orë lojëra dramatike, ku gjatë javës së kaluar, Erzeni i Shijakut ishte shumë pranë historisë së tij për t’u shpallur kampion, kur i duheshin vetëm 4 pikë në setin e katërt.

376685_TS_16-04-18_6030078666_-470x273

Pasi kishte fituar dy takimet e para finale dhe kryesonte setin e katërt 21-20, gjithçka u përmbys, siç ndodh jo rrallë në volejboll. E kështu kjo ndeshje do të merrte një drejtim tjetër, duke bërë që fitorja në ndeshjen e tretë të kalonte te Partizani.

Të dyja këto skuadra janë të etura për titull. Partizani kërkon titullin e 14-të (herën e fundit kjo skuadër e ka fituar më 1981) pas 37 vitesh, ndërsa skuadra shijakase e Erzenit kërkon titullin e 4-t, pas 19 vitesh (hera e fundit ishte viti 1999). Sot zhvillohet ndeshja e katërt mes tyre. Këtë herë në fushën e Erzenit, që është stadiumi modern i lojërave me dorë “Perikli Goga” në Fllakë, në periferi të Shijakut.

Në këtë ndeshje Erzeni vjen përsëri me epërsinë e një ndeshjeje më shumë të fituar (2- 1). Ndoshta kjo mund të jetë dita e titullit, pasi ndeshja do të luhet përballë një numri rekord fansash, që si rrallëherë do të jenë të pranishëm si dhe në tri ndeshjet e tjera, me plot shpresë që skuadra e tyre të shpallet kampione e Shqipërisë.

Zëvendëstrajneri Rezart Muka shprehet: “Erzeni ka shpalosur një volejboll të shkëlqyer, ndonëse ka përpara një rival të denjë siç është Partizani, nesër (sot) do të jetë dita e titullit për ne”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"