Erzeni nuk ka ende gati ekipin, Kapllani pret edhe një sulmues nga merkatoja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2022 | 15:30

Erzeni nuk ka ende gati ekipin, Kapllani pret edhe një sulmues nga merkatoja

Erzeni ka bërë shumë lëvizje në hyrje dhe dalje, por reparti që ndoshta ka mbetur më i zbuluar për momentin është ai i sulmit. Në fazën ofensive, prurja e vetme që është aktivizuar si titullar në miqësoret e fundit është 22-vjeçari me origjinë nga Kosova, Progon Maloku.

Erzeni

Lojtari vjen pas një eksperience në ligën e dytë zvicerane me SC Kriens. Mirëpo, trajneri Xhevahir Kapllani ka kërkuar nga klubi që deri para startit të kampionatit të afrohet edhe një tjetër sulmues. Gazeta mëson se drejtuesit janë në bisedime me disa lojtarë të huaj dhe gjasat janë që qendërsulmuesi të jetë afrikan. Në klub nuk duan të nxitohen, pasi lojtari që do të vijë, duhet të bëjë diferencën nga pjesa tjetër e grupit. Shijakasit po punojnë në fshehtësi për të bërë një goditje në repartin nga ku priten golat, por deri më tani drejtuesit nuk kanë zbuluar emra.

Vetëm dy ditë më parë pjesë e stërvitjes u bë edhe mesfushori brazilian, Alan Kalberge Leite Rodrigues. 24-vjeçari do të shikohet disa ditë nga stafi teknik dhe më pas do të vendoset, teksa bëhet fjalë për një mesfushor shkatërrues.

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"