Erzeni, ngërçi drejt zgjidhjes/ Çfarë pritet të ndodhë me shijakasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2022 | 23:24

Erzeni, ngërçi drejt zgjidhjes/ Çfarë pritet të ndodhë me shijakasit

Sinjale pozitive për një ndryshim të situatës kaotike që ka mbizotëruar tek Erzeni gjatë gjithë muajit qershor. Mësohet se Bashkia Shijak, por edhe shoqata që ka administruar klubin, e kanë marrë seriozisht këtë problem dhe gjërat pritet të marrin zgjidhje në ditët në vijim.

ERZENI

Burime të besueshme i treguan “Panorama Sport” se do të ketë një riorganizim të klubit dhe pritet që në vijim të drejtohet nga donatorë të njohur, që së bashku me Bashkinë Shijak do të bëjnë të mundur ndërtimin e skuadrës dhe rifillimin sa më parë të përgatitjeve.

Ditët e fundit, madje, kanë qarkulluar në Shijak edhe emrat e trajnerëve Agim Canaj dhe Gugash Magani si kandidatë për stolin. Megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga palët, në një kohë që vetëm vlonjati është aktualisht pa ekip, pasi peqinasi është prezantuar te Besa.

F.SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"