Erzeni në Champions, kryebashkiaku Arbana: Na kanë bërë krenarë, rrogë shtesë për kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2020 | 23:49

Erzeni në Champions, kryebashkiaku Arbana: Na kanë bërë krenarë, rrogë shtesë për kualifikimin

Ashtu sikurse vitin e kaluar, skuadra e Erzenit në volejboll për meshkuj do të jetë sërish prezente në Kupat e Europës. Disa ditë më parë shijakasit njohën edhe emrat e kundërshtarëve me të cilët do të ndeshen në Champions, aty ku do të marrin pjesë për herë të parë. Erzeni do të sfidojë kroatët e Mlladost dhe hungarezët e Kaposvar.

Elton-Arbana

Një meritë të madhe në ecurinë e Erzenit e ka pa diskutim edhe Bashkia Shijak, e cila vitet e fundit e ka mbështetur rregullisht skuadrën, duke bërë që Erzeni t’i japë tonin volejbollit shqiptar. Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, në një intervistë për “Panorama Sport” ka folur për skuadrën e Erzenit. Arbana vlerëson paraqitjet e ekipit, ndërsa bën të ditur se bashkia do të vijojë t’i mbështesë. Ai ka premtuar premio në rast kualifikimi në Champions, ndërsa bën të ditur se skuadra do të bëjë goditje edhe në merkato.

Z.Arbana, per te dytin vit radhazi Erzeni merr pjese ne Europe, madje kete here ne Champions. Si po e pret qyteti i Shijakut kete eksperience?

Shijaku ka nje tradite te hershme sportive. C’unat e Erzenit na kane bere te ndihemi krenarë si ne volejboll, ashtu dhe ne futboll. Vec’anerisht skuadra e volejbollit qe vitet e fundit po perfaqeson Shijakun dhe gjithe Shqiperine ne arenen nderkombetare. Edhe pse nuk kemi pasur mundesi per festime masive per shkak te pandemise, te gjithe ndihemi entuziastë per kete fakt.

Keni biseduar me skuadren pas shortit?

Po, patjeter! Kemi pasur nje takim me lojtaret dhe stafin teknik duke i motivuar ne prag te perballjeve ne Europe.

C’fare u keni komunikuar? A do te kete premio nese realizojne mrekulline duke u kualifikuar?

I kam shprehur pergezimet e mia per kete arritje. Ata do te kene mbeshtetjen time te vazhdueshme. Shpresojme vertet per nje kualifikim. Nje page shtese do te jete bonus per ekipin. U uroj suksese c’unave te Erzenit qe perfaqesojne Shqiperine ne arenen europiane.

Trajneri Sako ka thënë qe Erzeni duhet te nderhyje ne merkato. Keni menduar per afrime te tjera?

Ecuria e skuadres eshte gjithmone ne rritje. Rezultatet kane treguar qe ekipi i volejbollit te Erzenit arriti te preke Europen ne Champions. Kemi sportiste cilesore qe bejne diferencen. Shefi i klubit se bashku me trajnerin dhe stafin drejtues po punojne per dy afrime te reja shume cilesore, qe shpresojme se do te jene pjese e ekipit nga janari i 2021-shit.

Sic’ dihet, federata vendosi per ta mbyllur kampionatin pa kampione. Si do ta komentonit kete vendim te FSHV-se?

Klubi i volejbollit te Erzenit u shpall fitues i kampionatit, edhe pse do te donim qe kjo ecuri te vendosej ne fushe, por duke pare qe ekipi ka udhehequr kampionatin nga fillimi duke mbajtur vendin e pare dhe me diference pikesh me skuadrat e tjera, pa diskutim qe eshte nje trofe i merituar. Ndihem krenar per ekipin dhe per te gjithe stafin duke filluar nga trajneret qe po stervisin nje brez te talentuar.

Si do te jete Erzeni i sezonit 2020-2021?

Shpresojme qe skuadra te mos kushtezohet nga pandemia per te bere stervitje te vazhdueshme. Erzeni i vitit 2021 shpresojme se do te jete gjithnje ne rritje te sukseseve te tij dhe pse jo te lere gjurme ne historine e volejbollit te Shqiperise. Per kete mbeshtetja ime dhe e gjithe ekipit drejtues do te jete maksimale.

Vitet e fundit eshte diskutuar shume per ndertimin e pallatit te sportit ne Shijak, por gjithc’ka ka mbetur ne kuadrin e fjaleve. A ka ndonje zhvillim konkret per sa i perket kesaj pjese…

Pas termetit te 26 nentorit, ku Shijaku ishte nje nga qytetet me te prekura, prioriteti ynë eshte qe te rindertohen sa me pare banesat individuale dhe kolektive, qe familjet e prekura te hyjne sa me shpejt ne shtepine e tyre te re. Ne nje faze tjeter vemendja e bashkise do te jete dhe te pjesa kulturore dhe sportive e qytetit. Per momentin nuk kemi nje projekt konkret per kete, por ne vazhdimesi do te perpiqemi te bejme me te miren qe Shijaku te ketë nje pallat sporti sic’ i takon ketij qyteti.

ARTIN LLESHAJ  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"