Erzeni ndryshe nga Elbasani, ja çfarë po bëjnë për t’i shpëtuar përjashtimit nga Kategoria e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 15:17

Erzeni ndryshe nga Elbasani, ja çfarë po bëjnë për t’i shpëtuar përjashtimit nga Kategoria e Parë

Ndryshe nga Elbasani, që nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta ndryshuar situatën, drejtuesit e Erzenit e kanë apeluar çështjen dhe po bëjnë përpjekje maksimale për t’u licencuar për sezonin e ri.

erzeni lushnja

Altin Keçi, administratori i klubit shijakas, ka theksuar për “Panorama Sport” se vendimi nuk është përfundimtar dhe se Erzeni mund t’ia dalë të licencohet në kohë. “Në fakt, ka pasur një problem, sepse ne e kemi plotësuar disi me vonesë procedurën e licencimit.

Na është bërë me dije vendimi i fundit, por ky nuk është një vendim përfundimtar. Ne jemi duke punuar fort që të plotësojmë ato kritere ku kemi pasur probleme, po krijojmë ekipet e moshave dhe besoj se çdo gjë do të zgjidhet”, është shprehur Keçi për gazetën.

Pas publikimit të lajmit për përjashtimin e Erzenit, një reagim të fuqishëm ka pasur nga tifozët shijakas, të cilët bëjnë me përgjegjësi drejtuesit e klubit për këtë situatë.

FIQIRI SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"