“Erzeni na vendosi në vështirësi”, Mezani: Ky kampionat është i çuditshëm, ja kush është synimi ynë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2022 | 15:21

“Erzeni na vendosi në vështirësi”, Mezani: Ky kampionat është i çuditshëm, ja kush është synimi ynë

Laçi ka mposhtur në shtëpi Erzenin me rezultatin 1-0, në sfidën e parë të javës së 14-të të Superiores. Pas ndeshjes ka reaguar edhe trajneri Gentjan Mezani.

mezani

“Unë mendoj që nuk kanë qenë ndeshje të lehta, si ajo në Ballsh edhe kjo sot. Dua të komplimentoj Erzenin pasi ka bërë një lojë shumë të mirë dhe na vunë në vështirësi. Dua të rritemi çdo ndeshje e më shumë kemi pasur probleme gjatë pushimit, lojtarët i kemi pasur në gjendje të keqe shëndetësore si Mazrekaj. Dua të arrijmë lojë ofensive… Unë shpresoj që në vazhdim të përmirësohemi më tepër, këto fitore na bëjnë mirë, nuk ka ndeshje të lehta, dhe ajo me Kukësin do të jetë një luftë, është një kampionat i çuditshëm, mund të fitosh jashtë dhe të humbësh brenda. Patëm probleme në pjesën e dytë dhe kundërshtari merr fuqi.

Sigurisht që Laçi ka synim Kupat e Europës dhe do luftojmë për të arritur atje. Guindo është afrimi ynë i parë. Duhet të përmirësojmë mënyrën e të luajturit, të krijojmë personalitet në fushë, do punojmë sa më shumë për të vazhduar edhe më përpara. Shpresoj të qëndroj sa më gjatë në pankinë, kjo është dëshira ime”, u shpreh ai në një prononcim për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"