Erzeni me mungesa në derbi, Kapllani duhet të ribëjë mbrojtjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2023 | 11:44

Erzeni me mungesa në derbi, Kapllani duhet të ribëjë mbrojtjen

Erzeni luan të dielën në orën 16:00 derbin ndaj Teutës, teksa këtë herë është pritës në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, aty ku këtë sezon përveç bregdetarëve, është edhe shtëpia e shijakasve.

erzeni

Në prag të ndeshjes, trajneri Xhevahir Kapllani duhet të bëjë llogari me disa mungesa shumë të rëndësishme, veçanërisht në repartin mbrojtës.

Për shkak të plotësimit të numrit katër të kartonëve të verdhë, nuk do të jenë të gatshëm për këtë takim qendërmbrojtësit Enk de Soza dhe Nehar Sadiku.

Ky i fundit mungon prej javësh, por në ndeshjen ndaj Kastriotit ishte pjesë e stolit të rezervave, u ndëshkua me karton të verdhë për protesta, duke humbur kështu derbin.

Por, shqetësimi më i madh për Kapllanin është gjendja e kapitenit Gëzim Krasniqi, i cili ka probleme fizike dhe mungoi ndaj Kastriotit. Shpresohet që deri të dielën ai të jetë gati, ndërsa mbetet për t’u konfirmuar edhe situata me sulmuesin tjetër të dëmtuar, Florijan Kadriu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"