Erzeni me hap Superioreje, Dede: Fitorja për Hidin e stolin, mburrem me këtë grup

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 20:30

Erzeni me hap Superioreje, Dede: Fitorja për Hidin e stolin, mburrem me këtë grup

Nevil Dede i kënaqet fitores, edhe pse erdhi vetëm në minutat e fundit të ndeshjes. Ai pranon se kundërshtari e vuri në vështirësi në pjesën e parë, por në të dytën skuadra doli në lojën e vet.

NEVIL DEDE

“Të jem i sinqertë, Burreli na vuri në vështirësi në pjesën e parë dhe meritojnë komplimente për këtë gjë. Kishim disa probleme muskulore me disa lojtarë nga e kaluara, por me fillimin e pjesës së dytë mendoj se çdo gjë u kthye në normalitet për ne, një skuadër që kërkon të luajë dhe finalizojë.

Nuk patëm fat te penalltia, por gjithsesi në minutat e fundit shënuam duke marrë edhe fitoren. Në një kundërsulm të Burrelit mund të ndëshkoheshim dhe po të humbnim një ndeshje të tillë, do të na vinte pak keq. Fitorja i takon portierit Hidi dhe stolit të rezervave. Prandaj mburrem e jam krenar me këtë grup”, tha për gazetën trajneri i Erzenit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"