Erzeni kthehet përsëri pretendent për Superioren, Dede: Jemi në rrugën e duhur, fitorja duket nga rezultati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2021 | 11:39

Erzeni kthehet përsëri pretendent për Superioren, Dede: Jemi në rrugën e duhur, fitorja duket nga rezultati

Ngjitja në Superiore e Erzenit duket më pranë se kurrë dhe shijakasit po rrugëtojnë të qetë drejt misionit final, teksa dje mbyllën ndeshjen e tetë radhazi pa humbje duke mundur 4-1 Lushnjen.

NEVIL DEDE

Nevil Dede nuk ka si të mos jetë i kënaqur me këtë fitore, por edhe me ndalesën e rivalëve direkt. Gjatë një deklarate të dhënë menjëherë pas ndeshjes, e quan këtë trepikësh shpërblim të punës së ekipit dhe investimit të drejtuesve.

“Ishte një fitore që nuk ka nevojë për shumë fjalë, duket nga rezultati. Ishim përgatitur maksimalisht, siç kemi bërë për të gjitha ndeshjet e tjera. Përpjekjet e futbollistëve kanë qenë maksimale dhe u shpërblyen me një fitore të thellë. Asgjë nuk ka mbaruar, pasi detyrat na shtohen.

Nuk na mbetet tjetër veçse të vazhdojmë me këtë ritëm dhe realizojmë objektivin që i kemi vënë vetes që në nisje të këtij sezoni: ngjitja në Kategorinë Superiore. Kjo është e vetmja formë për të justifikuar besimin e bashkisë dhe donatorëve të tjerë që na kanë mbështetur vazhdimisht”, tha Dede.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"