Erzeni i rindërtuar nga e para, trajneri Kapllani: Pres afrime në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 21:44

Erzeni i rindërtuar nga e para, trajneri Kapllani: Pres afrime në sulm

Për Xhevahir Kapllanin, testi ndaj Tiranës është konsideruar pozitiv, duke qenë se skuadra e tij është rindërtuar thuajse nga e para. Përtej humbjes, trajneri i Erzenit evidenton se formacioni është harmonizuar disi. Ai pret nga klubi disa ndërhyrje në repartin ofensiv. Ja çfarë tha Kapllani për “Panorama Sport”:

XHEVAHIR KAPLLANI

Sa ju vlejti testi me Tiranën dhe a është Erzeni gati për të përballuar Superioren me këtë kontingjent lojtarësh?

Kemi 3 javë që jemi mbledhur, skuadra është totalisht e re dhe përpos tri ndeshjeve që luajtëm ndaj ekipeve të Kategorisë së Parë ku morëm 3 fitore, sot e pamë veten ndaj kampionëve në fuqi. Mendoj se ishte një test pozitiv duke parë që skuadra ka ndryshuar gati 95%. Në një kohë kaq të shkurtër mendoj se ka një lloj kimie midis lojtarëve të afruar dhe midis reparteve.

A do të keni përforcime të tjera dhe cila janë pozicionet ku keni më shumë nevojë?

Në repartin difensiv jemi pothuajse të konsoliduar, po shikojmë të përmirësojmë edhe repartin ofensiv. Jemi në kontakt me elementë cilësorë që të shtojmë konkurrencën në ekip, edhe pse koha nuk na premton shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"