Erzeni i karikuar për derbin ndaj Teutës, golat për shijakasit i “sundojnë”… të huajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2022 | 11:07

Erzeni i karikuar për derbin ndaj Teutës, golat për shijakasit i “sundojnë”… të huajt

Asnjë ndryshim në programin e Erzenit, që po përgatitet maksimalisht për sfidën e së hënës ndaj Teutës.

ERZENI 1

Ndërkohë, tre lojtarë të shijakasve duhet të bëjnë kujdes në fushën e lojës gjatë kësaj përballjeje, pasi rrezikojnë të humbin ndeshjen e radhës ndaj Partizanit, që do të zhvillohet pas një muaji, kur të përfundojë Botërori i Katarit.

Bëhet fjalë për fantazistin Amir Kahrimanoviç, organizatorin Adnard Mehmeti dhe mbrojtësin Iljazi, të cilët kanë respektivisht nga tre kartonë të verdhë.

Një mesfushë dhe mbrojtje mjaft agresive e Erzenit duke parë numrin e kartonëve, por e shpërndarë në mënyrë të balancuar duke marrë parasysh faktin që nuk kanë marrë asnjë karton të kuq dhe nuk kanë shkaktuar asnjë penallti.

Momentalisht ekipi i Erzenit renditet në vendin e 4-t me 17 pikë, ndërsa ekipi i Teutës në vendin e fundit me 8 pikë. Sezoni më i mirë ndonjëherë i shijakasve, që momentalisht kanë më shumë se dyfishin e pikëve të durrsakëve, që regjistrojnë nisjen më të dobët të sezonit ndër vite.

Interesant është fakti që të gjithë golashënuesit e Teutës janë vendës, ndërsa ata të Erzenit të huaj.

Respektivisht Teuta numëron 2 lojtarë të huaj, ndërsa Erzeni 14 të tillë dhe kjo e shpjegon qartë këtë statistikë.

Shijakasit kanë mesataren e pësimit të golit më të shpejtë se të durrsakëve krahasimisht 22 minuta lojë për Erzenin dhe 36 minuta për Teutën, teksa të dyja ekipet më së shumti kanë shënuar ndërmjet minutave 75-90 të takimit.

Gjithashtu të dyja këto ekipe ndajnë të njëjtën mesatare moshe, 23.2 vjeç. Tipar ky dallues i elementëve të rinj, që u është besuar skuadrave.

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"