Erzeni i karikuar, kërkon të përsërisë fazën e dytë / Shijakasit duan pikët e mbijetesës në Kukës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 12:45

Erzeni i karikuar, kërkon të përsërisë fazën e dytë / Shijakasit duan pikët e mbijetesës në Kukës

Edhe pse situata duket e zymtë, duke parë kalendarin që Erzeni ka në këtë fundkampionati, sërish në kampin shijakas ka buzëqeshje para duelit delikat në Kukës. Vetë klubi ka publikuar një foto në faqen zyrtare në “Facebook”, teksa skuadra ka festuar ditëlindjen e portierit Dashamir Xhika, i cili mbushi 34 vjeç.

erzeni

Besimi në grup është i madh për të arritur objektivin e këtij sezoni, që është qëndrimi në Superiore, edhe pse humbja e fundit ndaj Egnatias dhemb shumë, pasi rastet për të marrë një barazim nuk munguan.

Erzeni bën plot një fazë që nuk fiton, duke pësuar më shumë humbje, pasi në 5 javët e fundit ka marrë vetëm 1 pikë. Tetë fitore në total për shijakasit, më pak nga çdo ekip dhe 46 gola të pësuar, më shumë se kushdo deri më tani.

Erzeni që e nisi me rekorde, po e mbyll sezonin me statistika negative, por megjithatë ka ende shpresë. Një fitore në Kukës do të parakalonte këta të fundit në renditje, ndërkohë që në fazën e dytë Erzeni triumfoi 0-2 në stadiumin e verilindorëve.

Sot tifozët shijakas shkojnë të organizuar për të mbështetur skuadrën në këtë moment delikat. Një mungesë e rëndësishme do të jetë ajo e mesfushorit Adnard Mehmeti, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"