Erzeni i karikuar, ëndrra europiane kalon nga Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 11:20

Erzeni i karikuar, ëndrra europiane kalon nga Tirana

Erzeni po vazhdon përgatitjet në prag të ndeshjes së ardhshme ndaj Tiranës, e cila zhvillohet në qytetin e Elbasanit ditën e diel, ora 18:00.

erzeni

Tifozët shijakas janë gjatë të gjithë kohës duke marrë informacione nëse ndeshja do të zhvillohet me tifozë apo jo që të organizohen për transfertën e radhës, pasi ekipi kryeqytetas është dënuar t’i luajë ndeshjet pritëse pa praninë e tifozëve, por nëse e paguajnë me gjobë dënimi bie.

Deri më tani nuk ka asnjë vendim. Erzeni do të tentojë këtë javë t’i shkëputet sa më shumë zonës së ftohtë dhe rrjedhimisht t’i afrohet zonës së Europës.

Diferenca midis këtyre dy ekipeve është vetëm 7 pikë, me Tiranën që kryeson së bashku ne Partizanin me 44 pikë dhe Erzenin që pozicionohet në vendin e katërt me 37 pikë.

Për ta realizuar këtë gjë shijakasit do të duhet ta vrasin lojën sa më shpejt pasi po të shikojmë që nga hera e fundit që këto ekipe janë përballur Erzeni ka lënë goxha pikë me golat e pësuar në pjesën e dytë ndaj ekipeve të tjera dhe sidomos në minutat e fundit ku me Laçin dhe Kukësin kanë pësuar në minutat shtesë dhe ndaj Egnatias shpëtuan mrekullisht.

Pikërisht këtë gjë po tenton dhe stafi, të punojë me gjendjen psikologjike të lojtarëve që të mos ulin vigjilencën dhe përqendrimin kur janë ne avantazh, po ta ruajnë atë pa vuajtur presionin e kundërshtarit.

Motivimi ndaj Tiranës është diçka ekstra për shijakasit pasi ndaj të mëdhave kanë zhvilluar përballje të një niveli të lartë sportiv. Ndërkohë, Erzenit pritet t’i shtohen lojtarët e dëmtuar teksa ka vuajtur goxha mungesën e tyre duke luajtur pothuajse një fazë me ekip të përgjysmuar dhe mbrojtje të sajuar.

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"