Erzeni i Dedes “pa frena” në merkato, shijakasit përforcohen me 2 futbollistë cilësorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2021 | 17:45

Erzeni i Dedes “pa frena” në merkato, shijakasit përforcohen me 2 futbollistë cilësorë

Erzeni nuk di të ndalet! Skuadra shijakase që drejtohet nga Nevil Dede, siguron shërbimet e një tjetër lojtari nga Kategoria Superiorja.

Erzeni2

Bëhet fjalë për Xhuljo Mehmetin, i cili zyrtarisht ka nënshkruar edhe kontratë. Ish-mesfushori i Kastriotit për dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e ekipit shijakasit. Pak ditë më parë pjesë e organikës u bë edhe Orian Xhemalaj, i cili erdhi nga Egnatia. Për të është një rikthim, pasi ka luajtur edhe më herët në Shijak.

Mehmeti

Ndërkohë për sa i përket prapavijës, Erzeni, ka arritur të sigurojë shërbimet e Xhorxhi Boçit që vjen nga radhët e Dinamos dhe është venë nën urdhrat e trajnerit Dede.

Boci

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"