Erzeni duhet të ketë kujdes kartonët, ja 5 titullarët që mund t’i prishin planet e trajnerit Kapllani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2023 | 12:50

Erzeni duhet të ketë kujdes kartonët, ja 5 titullarët që mund t’i prishin planet e trajnerit Kapllani

Erzeni po bën një kampionat fantastik, që ndoshta nuk ishte imagjinuar as nga tifozi më optimist në fillim të këtij sezoni, ku skuadra u organizua me shumë vonesë dhe gati rrezikoi pjesëmarrjen në elitë.

erzeni

Megjithatë, është fakt se pas 26 javësh kampionat, shijakasit e drejtuar nga Xhevahir Kapllani janë në një pozicion shumë komod dhe kandidatë potencialë për të synuar një vend në Kupat e Europës.

Aktualisht Erzeni është i katërti në tabelë me 37 pikë, por në një kampionat me shumë luhatje si ky i këtij sezoni, dy humbje radhazi mund të të çojnë edhe në zonën e rrezikut. Kësisoj, në Shijak janë me këmbë në tokë dhe objektivi i parë është sigurimi i mbijetesës.

Në ndeshjen e fundit ndaj Kukësit, skuadra la dy pikë vetëmnë minutat e fundit. Ndërkohë, një problem që shqetëson disi stafin teknik para rifillimit të kampionatit me ndeshjen kundër Tiranës në kryeqytet, është fakti se janë të shumtë lojtarët, të cilët nëse marrin kartonë të verdhë, humbasin takimin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për pesë titullarë, duke filluar nga golashënuesi më i mirë, Patrik Nonato, sulmuesi tjetër, Florijan Kadriu, mbrojtësit Ardit Iljazi dheArdit Peposhi, si dhe mesfushori brazilian, Alan Rodrigez,që kanë nga tre kartonë të verdhë dhe nëse marrin njëtjetër, pezullohen me një ndeshje.

Ky pushim ka ardhur sime porosi për shijakasit, pasi disa prej lojtarëve të dëmtuar si Krasniqi, Sadiki, Enk, Kadriu etj, kanë më shumëkohë për t’u riaftësuar dhe për të qenë gati në përballjenndaj Tiranës.

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"