Erzeni bind në miqësore, shijakasit triumfojnë ndaj Turbinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 18:57

Erzeni bind në miqësore, shijakasit triumfojnë ndaj Turbinës

 Edhe pse ditët e fundit është folur për një përjashtim të Erzenit nga Kategoria e Parë, për shkak se nuk përmbush asnjë kriter për të vazhduar garën, klubi shijakas vazhdon përgatitjet normalisht.

Erzeni-Turbina

Ditën e sotme, Erzeni mposhti në miqësore Turbinën me rezultatin 2-1, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Tofik Jashari”.

Golat për shijakasit janë shënuar nga Çema në minutën e 4 me penallti dhe Hima në minutën e 70. Për të verdhët ka shënuar braziliani Paolo. Të dy trajnerët kanë provuar shumë lojtarë në këtë test miqësor.

Miqësore:

Erzeni 2 – 1 Turbina

Golat: Çema 4′ (pen), Hima 50′ / Paolo 70′.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"