Erzen i bën “pazar” te Korabi”, shijakasit afrojnë një tjetër sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 23:59

Erzen i bën “pazar” te Korabi”, shijakasit afrojnë një tjetër sulmues

Erzeni nuk ndalet, afron një tjetër sulmues. Këtë herë ka “peshkuar” në Peshkopi, duke marrë Albi Xhebrahimin. Qendërsulmuesi është përforcimi numër 4 për shijakasit dhe një lojtar që Dorjan Bubeqi e njeh mjaft mirë.

albi xhebrahimi

Me 24-vjeçarin mund të themi që kompletohet edhe ofensiva, ndonëse llogaritë me merkaton nuk janë mbyllur ende. Administratori Altin Keçi mendon se skuadra po shkon drejt kompletimit, ndërsa për “Panorama Sport” thotë: “Kemi bërë një goditje në merkato maksimalisht.

Në fokus kemi nevojat që ka trajneri për të përforcuar grupin. Dhe kjo do të mund të bëhet duke afruar emra të njohur, që do të kthejnë stabilitetin në ekip. Albi Xhebrahimi është lëvizja jonë e radhës, por në ditët e mbetura mendojmë edhe lëvizje të tjera brenda ekipit. Asgjë nuk ka përfunduar”.

ERALD DERVISHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"