Ervin Fakaj: Moldavia kundërshtari më i dobët që kemi pasur, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2019 | 23:59

Ervin Fakaj: Moldavia kundërshtari më i dobët që kemi pasur, por…

Ish-lojtari i Kombëtares, Ervin Fakaj, komentoi në emisionin “Kuqezi”, fitoren me 4 gola ndaj Moldavisë, teksa e quajti një nga kundërshtarët më të dobët që jemi përballur.

ervin fakaj

Gjithsesi, Fakaj vlerësoi përqendrimin që kishte ekipi për një ndeshje si kjo, dhe theksoi se golat e shumtë të shënuar, janë ato që i japin besim një ekipi si i joni.

“Kundërshtari me sa mbaj mend, nuk kam parë më të dobët. Por, nuk dua të zbeh për asnjë moment vlerat e ekipit tonë. Jam dakord me fjalët e trajnerit, në ndeshje të tilla përqendrimi duhet maksimal. Ekipi duhet në 100%, sepse vinim nga një ndeshje me shumë preokupim, si ajo me Turqinë. Kuptohet se nëse nuk je i vëmendshëm, të kthehet në boomerang edhe një ndeshje e tillë. Më pëlqeu fakti se loja ishte vlerësuar në maksimum. Më pëlqeu mënyra se si dy lojtarët e rinj në formacion, Abrashi dhe Trashi ishin të përshtatur me lojën e skuadrës, nuk ndihej diferencë nga ata. Si dhe fakti, që nuk lëshuam për asnjë moment. Këto janë ndeshje që ekipit i japin vetëbesim. Golat i bëjnë mirë edhe atyre që i shënojnë, por i japin besim edhe për të ardhmen ekipit. Na kanë munguar golat, dhe ato e bëjnë diferencën në një ndeshje. Na munguan me Turqinë, edhe pse kishim mundësi për të shënuar” – u shpreh Fakaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"