Ervin Fakaj: Do luaja me më të mirët ndaj San Marinos, siç bëri Anglia me ne…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2021 | 19:49

Ervin Fakaj: Do luaja me më të mirët ndaj San Marinos, siç bëri Anglia me ne…

Ervin Fakaj mendon se Shqipëria sot kundër San Marinos duhet të luajë me më të mirët dhe jo të bëhen eksperimente.

ervin fakaj

“Nëse do të isha në vend të trajnerit Reja, unë do të vendosja më të mirët në fushë kundër San Marinos. Do të bëja atë që bëri edhe Anglia me ne, futi më të mirët. Kjo është një ndeshje kualifikuese dhe tri pikët janë shumë të rëndësishme. Nuk është miqësore dhe hajde të eksperimentojmë…

Kështu e mendoj unë, duke marrë parasysh faktin që Shqipëria është ende një skuadër pa profil të qartë. Këto janë ndeshje që të ndihmojnë edhe të konsolidohesh për të ardhmen. Sot nuk mendoj se jemi mjaftueshëm solidë”, deklaroi ish-mbrojtësi i Kombëtares në emisionin “Kuqezi” për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"